Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drama e tabloideve britanike, ja pse Meghan Markle po bën gjithë këtë zhurmë!

Drama e tabloideve britanike, ja pse Meghan Markle po bën gjithë
Pa dyshim, është duke u shkruar shumë për princ Harryn dhe Meghan Markle kohët e fundit. Çifti mbretëror ka paditur disa tabloide britanike dhe ka bërë një dokumentar ku Meghan ka folur hapur sesa e vështirë është për të të dëgjojë propagandën e pamëshirshme dhe gënjeshtrat që mediet prodhojnë. Dhe aq keq paraqitet situata, saqë Meghan dhe Harry po mendojnë të largohen nga Britania e Madhe.

Miku më i mirë i Meghan Markle, Daniel Martin, tregoi pse ajo i hapi "luftë" tabloideve.

"Ishte e vështirë. Kam parë dokumentarin dhe kam vërejtur që ishte një lehtësim për Meghan. Të gjithë e kemi ditur për sulmet mediatike, por thjesht nuk kishim çfarë të bënim ose si ta ndihmonim", ka thënë ai.

E ndërsa Harry shkroi një letër ku po tregonte se do të ndiqte rrugët juridike, duket që po mbron Meghan. Por edhe Meghan ka frikë për Harryn dhe djalin e saj. Të paktën kështu thotë Daniel. "Ajo do të sigurohet që djemtë e saj janë mirë. Unë e njoh atë dhe ajo do të kujdeset për ta"./E.B-dritare.net