Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Meta; Nuk ka nevoje për zgjedhje

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Meta; Nuk ka nevoje për zgjedhje
Kreu i shtetit Ilir Meta nga Kosova ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Bashkinë e Shkodrës, ku Valdrin Pjetri i zgjedhur si kryebashkiak me 30 qershor, ka dhënë dorëheqje.

Meta ka thënë se në Bashkinë e Shkodrës, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi sipas tij data e zgjedhjeve është me 13 tetor në të gjithë vendin, dhe deri atëherë kryetare e Bashkisë është Voltana Ademi.

“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, tha Meta për “A2Cnn”

Sipas Kreut te Shtetit, rasti i Valdrin Pjetrit tregoi se duhet një hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shqiptare. “Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë”, u shpreh Presidenti. “Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”-tha Meta./ I.M-Dritare.net