Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Doni të bashkoheni me partnerin në SHBA? Ja këshillat e Ambasadës!

Doni të bashkoheni me partnerin në SHBA? Ja këshillat e
Ambasada Amerikane në vendin tonë, përmes një postimi në facebook, ka këshilluar të gjithë shqiptarët që kanë një partner në Shtetet e Bashkuara, se nëse duan të bashkohen me të ekziston një mundësi shumë e madhe për këtë.

Sipas saj për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA. Ndërkohë që për çiftet e martuara koha është 18 muaj.

“??️ | Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen

Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA.

Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj.

Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA./ I.M-Dritare.net