Dita e parë e dekadës së re në Durrës!

Nga Isa Myzyraj-Durrës

Nën rrezet e diellit, dhe një të ftohti të acartë, Durrësi nisi sot jo vetëm një vit të ri, por një dekadë të re, dhe la pas një dekadë që u mbyll si mos më keq!

Tërmeti i 26 nëntorit, sigurisht nuk është harruar, madje gjasat janë që për një kohë të gjatë të mos harrohet, por jeta nuk ka ngecur, nuk është ndalur, ajo vijon, ecën, sepse të gjallët duhet të shohin përpara.


Në rrugët e plazhit, ngado t’i kthesh sytë pallatet e çara, e inertet në trotuare janë dëshmi e e gjallë e asaj që përjetoi qyteti ynë në mëngjesin e kobshëm të së martës së 26 nëntorit.


Festat kanë ardhur edhe këtu, dhe durrësakët po festojnë për jetën, për të ardhmen që premton të jetë e ndritshme.

Duke ecur mes zonës së plazhit, në pjesën më të goditur nga tërmeti, mendon se: A do ta marrë ndonëjherë veten ky qytet!


Përgjigja është e thjeshtë, dhe vjen natyrshëm, po! Durrësi do ta marrë veten, sepse pak metra më tutje Adriatiku që qëndron përballë pallateve të larta premton shumë, vija dregdetare e mrekullueshme s’ka sesi të mos e kthejë Durrësin në destinacion të turizmit, tanimë që të gjithë e kemi kuptuar më në fund se turizmi është insvestimi strategjik afatgjatë në këtë vend që ka gjithçka.

LEXO DHE :  Mungesë punëtorësh për rindërtimin/ Rama në Durrës: Fusni të bashkisë, paguajini dyfish


Disa hotele janë shembur, por qindra të tjerë qëndrojnë më të fortë se kurrë në këmbë për të pritur sezonin e verës, dhe mijëra turistë që do të vizitojnë Durrësin.


Dita e parë e dekadës së re në Durrës, mund të jetë me kujtime të hidhura, por ajo që është më e rëndësishmja është se ka shpresë, shumë madje. Ka shpresë për zhvillim, dhe kur flasim për dekadë, kjo e reja që sapo kemi hyrë, padyshim që do të jetë e jona, jo vetëm e Durrësit, por edhe e Vlorës, e Sarandës, e Shëngjinit, e gjithë Shqipërisë, mjafton t’ja japim një dorë të gjithë, të themi të gjithë një fjalë të mirë, të ftojmë miqtë dhe shokët tanë nga bota ta vizitojnë vendin tonë, t’i bëjmë reklamë vendit tonë sepse nëse ky vend nuk zhvillohet, as populli nuk do zhvillohet, nuk po flasim as për qeverinë as për politikën, sepse po vjen një dekadë ku politika do të ketë pak interes, sepse në çdo kohë: Ti mund të duash vendin tënd, edhe nëse e urren qeverinë tënde!


Koha është tani, të mos e lëmë të na ikë asnjë sekondë, sepse të humburit e mëdhenj do të jemi ne!/ Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.