Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Disa të arrestuar në Iran, pas rrëzimit të avionit ukrainas

Disa të arrestuar në Iran, pas rrëzimit të avionit ukrainas

Shumë persona janë arrestuar në Iran, pas rrëzimit të avionit ukrainas me raketë, thotë gjyqësori i vendit, informon dritare.net.

Zëdhënësi Gholamhossein Esmaili tha se hetimet mbi incidentin po vazhdonin, por nuk dha asnjë detaj tjetër për ngjarjen. Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi do të mbikëqyrej nga një gjykatë speciale.

Linja e avionit u rrëzua pranë aeroportit të Teheranit të mërkurën e kaluar, ku për pasojë mbetën të vrarë 176 personat që ndodheshin në bord. Shumica prej tyre ishin qytetarë iranianë dhe kanadezë, informon dritare.net. Në fillim Irani mohoi të kishte sulmuar avionin, por më vonë provat nga Rojet Revolucionare thanë se ishte goditur nga një raketë./E.B-dritare.net