Rrëzohet avioni në Iran, humbin jetën 176 persona
Dritare.net
Shkak mendohet të ketë qenë një problem teknik i avionit, ku motori nuk ka funksionuar mirë. Ambasada Ukrainase në Teheran tha se ka përjashtuar mundësinë se rrëzimi lidhej me një sulm terrorist, informon dritare.net
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky menjëherë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku tha se po anulonte takimet e tjera në Oman dhe do të kthehej në Kiev.
Ai shprehu ngushëllime për familjet dhe të dashurit e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.
Ekuipazhet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtonin asnjë sepse vendi ishte përfshirë nga flakët.
Rrëzimi i avionit ndodhi disa ditë pas CEO i ri i kompanisë, David Calhoun mori zyrtarisht detyrën pas shkarkimit të Dennis Muilenberg. Ky i fundit u hoq nga posti pas rrëzimit të avionit Boeing, në dhjetor të 2019, informon dritare.net.
Ky është avioni i tretë i gjigantit amerikan Boeing, në disa muaj, që po rrëzohet për shkak të problemeve teknike./E.B-dritare.net