
Dorëheqje dhe shkarkime pas ultimatumit të Ramës për kryetarët e njësive administrative
Dritare.net
Pas afatit të vendosur nga Kryeministri Edi Rama për largimin deri të hënën të kryetarëve të Njësive Administrative, kanë nisur dorëheqjet dhe shkarkimet në disa qarqe të vendit:
Elbasan – Kryetarët e njësive administrative dhe disa drejtues funksionesh dhanë dorëheqje pas një mbledhjeje urgjente në Bashki.
Kukës – Kryebashkiaku Albert Halilaj shkarkoi 14 kryetarë njësish dhe 2 nënkryetarë të bashkisë, duke përmendur mangësi në performancë dhe nevojën për përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Korçë – 6 kryetarë njësish dorëzuan dorëheqjet, por do të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve. Nënkryetarët e bashkisë nuk kanë dhënë dorëheqje dhe nuk janë kërkuar ende largime.
Kolonjë dhe Devoll – Janë dhënë dorëheqjet nga 3 kryetarë në Kolonjë dhe 4 administratorë në Devoll.
Vala e largimeve pritet të përfshijë edhe bashkitë e tjera në qarkun Korçë, si Maliqi dhe Pogradeci, në kuadër të riorganizimit të administratës vendore pas thirrjes së kryeministrit për përgjegjësi dhe performancë./L.F-dritare.net

















