Video/ Çasti kur raketa godet avionin ukrainas me 176 pasagjerë, në Teheran!
E Enjte 9 Janar 2020, 23:11
Dritare.net
Si pasojë e goditjes me raketë balistike, me të cilat Irani sulmoi bazat amerikane në Irak, avioni shpërtheu pak pasi ishte larguar nga aeroporti ”Imam Khomeini International Airport” dhe nuk pati asnjë të mbijetuar.
Pamjet u publikuan pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze përplasja u shkaktua nga dështimi mekanik, siç kanë pretenduar zyrtarët iranianë. Ndërkohë, edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Tudeau më vonë u bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane e rrëzoi avionin, megjithëse mund të ketë qenë gabimisht./K.C/dritare.net