
Digjen tre makina në zonën e Astirit, banorët në panik
E Martë 3 Dhjetor 2019, 09:09
Dritare.net

Flakët e zjarrit janë ngjitur në pallat nga tubat e ajrimit, duke shkaktuar panik te banorët.
Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit dhe largimin e tymit. Për këtë ngjarje është bërë evakuuimi i banorëve të disa apartamenteve, të cilët rrezikonin të asfiksoheshin.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./E.B-dritare.net

















