Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Deputetja që tronditi me fotot që publikoi kërkon falje: Janë të paverifikuara

 Deputetja që tronditi me fotot që publikoi kërkon falje:
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila të enjten publikoi një fotografi tronditëse, të cilat i prezantoi si dëshmi të akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhë tërhequr dhe ka pranuar se kjo fotografi mund të jetë e falsifikuar.

Ajo ka thënë se këtë fotografi, të cilën ajo e publikoi para mediave, e kishte marrë qysh në vitin 2003 nga një zyrtare e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë dhe e ruante si “dëshmi për krimet e kryera nga forcat e Serbisë në Kosovë”.

“Nga viti 2003, këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve tjera dhe tani, pas kaq kohësh, të quhet ky dokument i falsifikuar, më vjen shumë keq. Edhe një herë ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajësinë time që nuk e kam verifikuar në momentin e fundit edhe një herë”, tha Brovina.

“Kurrë nuk kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente të paverifikuara”, shtoi ajo.

“Andaj, nuk kam besuar se ky dokument nuk mund te jetë i saktë”, tha Brovina pas raportimeve se fotografia që ajo kishte ofruar si dëshmi, nuk ishte realizuar fare në Kosovë, por në Irak./ I.M-Dritare.net