Denoncim nga Fieri: Z. Rama, këtu një firmë private, ta ka marrë peng Rilindjen Urbane!
E Martë 16 Gusht 2016, 15:03
Dritare.net
Kryeministri Rama nxorri këto ditë Rilindjen Urbane të Fierit. Një qytetar dërgoi sot për dritare.net, këtë video, shoqëruar me shpjegimin që do ta lexojë kryeministri Rama: "Ky është bypassi i Fierit që duhet të kishte mbaruar para një viti. Nuk e di se edhe sa kohë do të vazhdojë. Këtu pothuajse nuk punohet fare. Nuk e di edhe sa kohë kjo firmë private do ta mbajë peng qytetin e Fierit. Z. Rama, mos lejo këta të paaftë të marrin peng Rilindjen Urbane të njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë. Unë jetoj në USA, por do vija këtu, të jetoja e punoja, nëse Fieri bëhet si në fotot e juaja!”/dritare.net