
Dënohet me 8 vite burg biznesmeni Fatmir Kajolli, i sekuestrohen pasuritë
Dritare.net

Fatmir Kajolli ishte i dënuar në Itali me 22 vjet heqje lirie për trafikim të lendeve narkotike dhe pjesemarrje ne organizate kriminale. Të njëjtin dënim, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Kajolli ta vuajë në Shqipëri, por gjykata shqiptare e ka ulur ndjeshëm dënimin.
Në Shqipëri, njësoj si shokët e tij të tjerë trafikantë, Fatmir Kajolli u përfshi në politikë. Më saktë, ai kandidoi dhe u bë pjesë e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Fierit nga radhët e Partisë Republikane.
Në qershor të vitit 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, atë të moslejimit të ekstradimit të tij drejt Italisë për dënimin për trafik droge. Në vendimin e marrë atëherë nga Gjykata e Fierit është gjetur si i drejtë argumentimi i palës mbrojtëse që kërkoi moslejimin e ekstradimit të 49-vjeçarit, Fatmir Kajolli, për parregullsi në letërporosinë e dërguar nga drejtësia italiane.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e Kajollit, pasi dyshohet se janë vendosur me para të ardhura nga aktivitetet krimianale.
Pasuritë e Kajollit
1. Tokë truall me sipërfaqe 4500 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 1700 m², shitur nga Fatmir Kajolli shtetases Majlinda Çuko (Kajolli) në vlerën 900 mijë lekë.
2. Tokë pyll, me sipërfaqe 365 000 m², blerë nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) me vlerë 60 milionë lekë (të reja).
3. Tokë pyll, në pesë parcela, me sipërfaqe totale 576 770 m², të regjistruara në emër të Majlinda Çukos (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona.
4. Tokë pa fryt, në tetë parcela, me sipërfaqe totale 177 600 m², e regjistruar në emër të Majlinda Çukos (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera”.
5. Tokë arë, në katër parcela, me sipërfaqe totale 138 400 m², të regjistruara në emër të Majlinda Çukos (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera;
6. Tokë joproduktive, me sipërfaqe 840 000 m², e regjistruar në emër të Majlinda Çukos (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera”.
7. Shoqëria “CITADELLA” në Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Prodhime materiale ndërtimi, ndërtime të ndryshme, import-eksport etj. Rritje, zënie dhe tregtim peshku”.
8. Shoqëria “ABA 2001”, Fier, regjistruar në emër të Majlinda Çukos (Kajolli), me aktivitet “Veprimtari private në fushën e pastrimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane, si edhe transport udhëtarësh brenda vendit”.
9. Shoqëria “International Parking 2011”, në pronësi të Florim Kajollit, me aktivitet “Veprimtari shërbimi, mbikëqyrje dhe administrim parkingu publik, si edhe bar-restorant-lavazh”.

















