Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e papritur e Rita Orës: Jam biseksuale!

Deklarata e papritur e Rita Orës: Jam biseksuale!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po kalon periudhën më të mirë të karrierës së saj, për shkak të famës dhe pëlqyeshmërisë së lartë.

Por, këngëtarja ka zgjedhur pikërisht këtë moment të karrierës së saj për të deklaruar hapur orientimin e saj seksual, duke thënë se jo është biseksuale.

Kjo deklaratë e këngëtares vjen pak ditë para 17 majit që shënohet si dita ndërkombëtare e komunitetit LGNTI.

Pak kohë më parë 27-vjeçrja, ka publikuar edhe këngën “LGBT Anthem’ Girls”, këngë kjo që i dedikohet komunitetit LGBTI.

Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, sëbashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”./ I.M-Dritare.net