Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati/ Më postoni një faturë nga hotelet shqiptare, pas pushimeve. Komentuesit: Tallesh?!

Debati/ Më postoni një faturë nga hotelet shqiptare, pas
Deputeti socialist Erjon Braçe bën lajm edhe kur kërkon thjeshtë një faturë hoteli në Shqipëri, pavarësisht se shqiptarët nuk pajisen kurrë me një të tillë.

Tashmë që sezoni i pushimeve verore po shkon drejt fundit, të gjithë ne bëjmë një bilanc të shpenzimeve që kemi bërë.

Nëse do të çuditeni nga faturat e larta, që kryesisht janë evidentuar më së shumti në plazhet e jugut ë Shqipërisë, atëherë do të mund ta denonconi në adresë të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Në disa raste, Braçe me të drejtë referuar çmimeve skandaloze që ekzistojnë në verë kryesisht në stinën e verës, ka denoncuar dhe ka kërkuar nga organet kompetente kontrolle të rrepta.

Sot deputeti ka një kërkesë të veçantë, pikërisht denoncimin e faturave të hoteleve në gjithë vendin, që ashtu si edhe ato të restoranteve kanë qenë tepër të larta, që sipas asaj çfarë kanë denoncuar në rrjetet sociale pushuesit që kanë zgjedhur vendin tonë, nuk përkojnë aspak me shërbimet e ofruara.

Por ajo çfarë kanë nisur të komentojnë miqtë e deputetit është një tjetër fenomen abuzimi që duhet ndëshkuar, pikërisht mungesa e një fature që vërteton çmimet ekstreme.

“Mirmengjes! Shumica keni pushuar besoj. A me ndihmoni dot; Dua një fature fjetjeje ne hotel ne Shqiperi, kudo, ne jug apo veri. Postojeni këtu po mundet”, shkruan Braçe në profili e tij në Facebook.

Por, komentuesit thonë se asnjë hotel nuk jep faturë.

Ja disa prej komenteve:

“Ska fature, afrofe parapagim…”

“hahaha. mision i pamundur”

"Fature pupu me mire mos kerko se ne Vlore te thyejne ne mes tu kerkosh fatur. :)”

“As ne Pogradec ata e quajne jashtplanetare”

“Une fjeta nje nat ne Permet cmimi 30 €, kur ikem ne mengjes pagova leket nuk mora asnje fature, nderkohe qe u kapa me ate pronarin duke i thone se nuk je ne france o italy qe flet me €….pune injorantesh”

“Si fature? Do kupon tatimor per fjetjen? I pari qe e poston nje kupon do t’i paguaj nje jave ekstra ;)”

“Unë fjeta në hotel, pagova lekët, bëra pushimet dhe ika, tani kush e ka fajin, unë, hotelieri apo Erjoni që kërkon regulla te tatimet?!”

“Hahahaha pronarja e nje hoteli ne skele ne vlore, kur i kerkova recepsionistes kupon kase me tha sikur kishha dash t’ja digjia hotelin… ne fund me dha nje fature me cmimin e hotelit pergjysem”

“He mos u tall. Kush ben fatura ketu. Ne hotel ska, ne apartamente jo, ne dyqane as behet fjale, maximumi ndonje kafe ku dhe aty nje fatur jepet me kafen dhe tre pijet e tjera ti jep me mend kamarieri.”

“Në një restorant në Sarandë të vendosnin në çmim edhe mbulesat e letrës për tavolinat. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë.”