
Debati Dulaku-Naçi: Kemi 2500 apartamente për të shitur. Naçi: Jepini në kosto!
Dritare.net

“Janë aty, mbi 2500 banesa dhe mendoj se thelbi i mbledhjes së sotme, duhet të jetë, jo të merremi me fondacionet, ato mirë se të vinë, do vazhdojnë edhe dy javë, por kam një lajm të keq për zotin kryeministër, ngarkesën do ta mbajë si gjithmonë i zoti i shtëpisë, që është qeveria.
Fondacionet bëjnë punën e tyre dhe janë të mirëpritur, por fatura 100, 200, 300 milionë euro, do të bjerë mbi shpatullat e zotit Ahmetaj, zotit kryeministër, që duhet ta shpërndajnë në shpatullat e atyre që do merren me këtë punë. Unë propozoj që të shihet mundësia, që të bëhet një tavolinë tre palëshe, midis qeverisë, sistemit bankar dhe atyre që posedojnë këto apartamente, dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë, që do ketë edhe komponentin human. Mund të jepet zgjidhje për një periudhë të shkurtër.
Nuk ndodh në vende të tjera të ketë super-prodhim, ne i kemi dhe duhet të vëmë në efiçencë. Do ketë nevojë për ndërtesa të reja patjetër, por ky kontigjent është atje dhe fle“, u shpreh Dulaku.
Pas kësaj, Elvis Naçi u shpreh se:
“Ata që i kanë të hynë në pjesën e bamirësisë dhe duhet t’i japin në kosto, ndryshe i shërbejmë atyre”./L.F-dritare.net

















