
Data/ Ja kur testohen mësuesit për shtesë mbi pagë!
Dritare.net

“Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohet në datën 21.04.2017, ora 10:30, në Tiranë, në mjediset e planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit” shkruan Panorama
Mësuesit që nuk kalojnë me sukses provimin, kanë të drejtë t’i nënshtrohen deri në tri herë, ndërsa kaluesit, përveçse ngjiten një shkallë më lart në karrierë, përfitojnë edhe shtesën në pagë, e cila korrespondon me vitet e punës që kanë në arsim (në përqindje). Kështu, mësuesit me mbi 5 vite përvojë, fitojnë kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe 5% shtesë mbi pagën, ata me mbi 10 vite punë ose “Mësues specialist”, fitojnë 10% më shumë mbi pagë.
Ndërsa arsimtarët me përvojë më shumë se 20- vjeçare bëhen “Mësues mjeshtër”, duke përfituar rritje 20 për qind. theksojmë se përllogaritja bëhet mbi pagën bazë, e cila vazhdon të jetë e pandryshueshme (14 mijë lekë), edhe pse pagat kanë pësuar rritje./d.m-dritare.net

















