Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dakord me Ramën, por paniku që përhap media nuk ka vrarë njeri

Dakord me Ramën, por paniku që përhap media nuk ka vrarë
Nga Edmond Arizaj

Jam dakort me Edi Ramen kur u hakerrehet mediave (jo te gjitha ne fakt) per perhapjen e panikut.

Jam dakort jo vetem per kercenimin, por edhe marrje masash pa paralajmerim karshi atyre qe perhapin panik.

Vetem se fatmiresisht, megjithe malinjitetin e shume mediave dhe prapamendimit ne publikimet e tyre, paniku mediatik nuk ka shkaktuar asnje viktime.

Asnje.

Por ama paaftesia, apo pamundesia e emergjencave civile shqiptare, mund te kete gisht ne vdekjen e nje numri te madh personash ne vilen kater kateshe, e cila ndenji disa ore e anuar pergjysme me njerezit brenda, derisa ra perfundimisht ne syte e emergjencave shqiptare qe shihnin pa bere asnje veprim.

Kryeministri duhet t’i hakerrehet dikujt per kete.

Nuk ishte paniku i mediave ai qe vrau ne Thumane, madje nuk ishte as fatkeqesi e termetit.

Ishte papergjegjshmeri e pushtetit qe s’mori asnje mase pas termetit te shtatorit, dhe pushteti qe pas qershorit ka vetem nje ngjyre.

Kujt i eshte hakerryer kryeministri per kete?

Dhe minimumi per keto dy raste, te ndjekura me sy nga shumica, nuk ka nevoje per hetime nga prokuroria.

Te pakten per hakerrimen e kryeministrit.

Media ka kusuret e saj, por nuk me duket se jane “akullore” strukturat qe varen nga kryeministri./Marrë nga Facebook-u i autorit.