Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cili është kuptimi i emrit Kajan, të djalit të Veliajt!

Cili është kuptimi i emrit Kajan, të djalit të Veliajt!
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbluar tanimë emrin e më të voglit të tij, fëmijës së parë.

Çifti Veliaj-Xoxa, kanë vendosur që djali të pagëzohet me emrin Kajan.

Cila është simbolika dhe kuptimi i këtij emri?

Zgjedhja e Veliajt, natyrisht, do të ishte unike. Por Kajan sipas “Revista Class” është edhe një emër universal. Sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme dhe karrierë (deri këtu shumë mirë ka menduar kryetari apo jo?)

Kajan është një emër që përfaqëson sukses, humanizën, orientuar drejt karrierës. Kajan është një emër që përfaqëson famë.

Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas kësaj astrologjie, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice. Kjo është edhe arsyeja pse ky emër është një emër i besueshëm./ Revista Class