Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cilësitë e fshehura të shenjave astrologjike

Cilësitë e fshehura të shenjave astrologjike
Nëse tiparet e karakterit të çdo shenje astrologjike janë përgjithësisht të njohura, ka edhe disa cilësi që në fakt jo të gjithë i dinë. Zbulojini!

Dashi. Personat e kësaj shenje nuk kanë frikë të ecin përpara dhe madje të ndërmarrin iniciativa. Jo më kot ata quhen luftarakë.

Demi. Personat e kësaj shenje dinë të vendosin kontakte fizike me të tjerët dhe janë shumë të ngrohtë.

Binjakët. Personat e kësaj shenje janë mjaft interesantë, kureshtarë për gjithçka dhe të dhënë pas gjërave që duan.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë të qetë dhe nuk acarohen shpejt.

Luani. Personat e kësaj shenje kanë shumë forcë dhe për këtë adhurohen nga të gjithë.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje janë serioz e të përqendruar në çdo moment.

Peshorja. Personat e kësaj shenje janë dëgjues shumë të mirë. Diplomatë dhe socialë, tek ta mund të mbështetesh gjithmonë.

Akrepi. Personat e kësaj shenje kanë shumë humor edhe pse në fakt nuk është gjëja e parë që bie në sy kur i takon.

Shigjetari. Personat e kësaj shenje janë shoqërues shumë të mirë në një rrugëtim. Shprehja e tyre e preferuar është: "Të qëndrosh do të thotë të ekzistosh e të udhëtosh do të thotë të jetosh".

Bricjapi. Personat e kësaj shenje dinë t'i ruajnë mirë sekretet dhe kokëfortë në këtë pikë.

Ujori. Personat e kësaj shenje janë këshillues shumë të mirë. Ata kanë përherë ide të mira dhe një anë altruiste.

Peshqit. Personat e kësaj shenje janë gjithmonë gati për të dhënë mbështetje. Ata janë edhe mikpritës dhe empatikë. Nga ana tjetër ata janë përherë të sjellshëm.