
Cilat ishin 45 hotelet e famshëm të turizmit në Shqipëri në vitin 1940
Dritare.net

Në vitin 1940 kur Shqipëria ishte pushtuar, për Shqipërinë ka një raport të veçantë, ku ndër të tjera raportohet edhe për këtë sektor. Referuar këtij raporti, në mbarë vendin ishin 45 hotele, ndërsa planifikohej ndërtimi i hoteleve të tjerë. “Në Tiranë është në ndërtim e sipër “Grande Albergo (Hoteli i Madh, sot Hotel Dajti shën.red.)” që i bashkangjitet sheshit Skëndërbej. Ndërtimi i hotelit është në harmoni me linjat arkitektonike të bulevardit dhe ka stil mesdhetar. Në Durrës është inauguruar sëfundmi “Grande Albergo dei Dogi (Hoteli i Madh i Dozhëve)”. Duke qenë në një pozicion të favorshëm në anë të detit, ai përbën një burim efiçent për lëvizjen detare të të huajve” shkruhet në raport.
Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, rrjeti i hoteleve do të shtetëzohej e do të vihej në administrim shtetëror. Një nga hapat e parë do të ishte ndryshimi i emrave të hoteleve. P.sh “Grande Albergo” në Tiranë do të emërtohej “Hotel Dajti” apo “Grande Albergo dei Dogi” në Durrës do të emërtohej “Vollga”. Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit “Albturist” që do të kishte në administrim rrjetin e hoteleve në mbarë vendin, të emërtuara “Turizmi”. (Scan) Mëposhtë lista e hoteleve të 1940.
Në anë të qytetit shënohet edhe rajoni që i përket:
Tiranë
-Hotel “Continentale”, rruga Pjetër Bogdani
-Hotel “Durazzo (Durrësi)”
-Hotel “Imperiale”, bulevardi “Vittorio Emanuele”
-Hotel “Internazionale”, bulevardi Mussolini
-Hotel “Metropoli”, bulevardi mbretëresha Elena
-Hotel “Reale”, rruga e Dibrës
-Hotel “Regina”, bulevardi “Vittorio Emanuele”
Durrës
-Hotel “Augusteo”
-“Albergo dei Dogi”, sheshi princ Umberto
-Hotel “Europa”
-Hotel “Internazionale”
-Hotel “Iola”
-Hotel “Isola bella”
-Hotel “Pallas”
-Hotel “Splendido”, bulevardi “Vittorio Emanuele III”
Gjirokastër
-Hotel “Impero”
-Hotel “Reale”
-Hotel “Savoia” Berat
-Hotel “Colombo”, rruga Mbretnore
-Hotel “Savoia”, rruga Mbretnore.
-Hotel “Tirana”, Lek Dukagjini 8
Korçë
-Hotel “Imperial”
-Hotel “Roma”
-Hotel “Pallas”, Rruga “S. Giorgio”.
Elbasan
-Hotel “Principe”
-“Grande Albergo”
Fier
-Hotel “Illyria”
Kavajë (Durrës)
-Hotel “Adriatik”
-Hotel “Elbasan”
-Hotel “Korqa (Korça)”
-Hotel “Skanderberg”
-Hotel “Vlora”
Kukës
-Hotel “Italia”
Përmet
-Hotel “Adriatik”
-Hotel “Europa”
Peshkopi (Dibra)
-Hotel “Cendra (Qendra)”
-Hotel “Deferimi (Dëfrimi)”
Pogradec (Korçë)
-Hotel “Reale”
Sarandë
-Hotel “Bella Venezia”
-Hotel “Kastriota Pallas”
-Hotel “Pirro”
Shijak (Durrës)
-Hotel “Agimi”, sheshi B.Mussolini
Shkodër
-Hotel “Imperiale”, pranë lulishtes
-“Grande Albergo”, pranë lulishtes
Vlorë
-Hotel “Gambino”, sheshi i Xhamisë

















