Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Chelsea barazon ndaj Burnleyt, bëhet e vështirë rruga për Champions

Chelsea barazon ndaj Burnleyt, bëhet e vështirë rruga për
Chelsea ka arritur vetëm të barazojë në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Takimi është mbyllur me rezultatin 2-2, ndërsa tanimë vështirësohet rruga drejt champions League.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Stamford Bridge”, gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur miqtë befasuan skuadrën e Sarrit me gol që në minutën e 8′, me anë të Hendrick.

Reagimi i Chelseas ishte i menjëhershëm, pasi në minutat 12′ dhe 14’ ishin Hazard dhe Higuain që përmbysën avantazhin e Burnleyt.

Në  minutën e 24-t Barnes riktheu barazimin, duke çuar shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit./ I.M-Dritare.net