
Çfarë ndodh tani që Irani pranoi se ka rrëzuar avionin e pasagjerëve?
Dritare.net

Kundërshtimeve dhe përgënjeshtrimeve të bëra kur Trudeau, kryeministri kanadez në bordin e të cilit ndodheshin 56 (dhe jo 63 që u tha në fillim), tashmë iranianët i gëlltitën.
Kuptohet që ia lanë fajin SHBA-së pse i kishte tensionuar dhe premtuan që në të ardhmen nuk do të ndodhë.
Por e gjitha kjo nuk është vetëm një çështje nderi por edhe parash.
Në te tilla raste, kur avioni nuk ka hyrë gabimisht në hapësirën ajrore të vendit që e godet ose nuk i bindet urdhrave të autoriteteve, shtetet fajtore për tragjedinë janë të detyruar të paguajnë shuma të mëdha familjeve të viktimave dhe shteteve që i përket linja ajrore.
Kështu, për rastin e rrëzimit të Iran Air në vitin 1988 me raketë nga amerikania USS Vincennes, SHBA i pagoi familjeve të viktimave 60 milion dollarë dhe shtetit iranian 70 milionë të tjera.
https://dritare.net/kush-jane-avionet-e-tjere-te-pasagjereve-te-goditur-gabimisht/
Po ashtu në vitin 2001 kur gjatë manovrave ushtarake ukrainase u godit një avion me 76 pasagjerë izraelitë në bord, qeveria e Ukrainës pagoi 10 milion dollarë familjeve.
Është pak më vështirë në aktet e rrëzimit të avionëve në raste terrorizmi, pasi asnjë shtet nuk e merr përsipër. Përjashtohet rasti i PanAm e cila u rrëzua në vitin 1988 nga një atentat (vendosje bombe) i dy agjentëve libianë, akt që pas peripecish të gjata gjyqësore dhe diplomatike, u pranua faji nga Libia duke dëmshpërblyer 259 pasagjerët dhe 11 banorët e Lockerbi, qyteza skoceze mbi te cilën u rrëzua avioni, me shumën e 2.7 miliardë dollarëve (rreth 10 milion dollarë për person).
Edhe në rastin e Iranit, mbetet për tu parë nëse shteti iranian do paguajë dëmshpërblim. Nëse nuk paguan ose familjarët dhe shteti ukrainas nuk janë dakord me shumën, do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Një rrugë e gjatë kjo dhe me shumë të panjohura, ku ndodh që edhe në rast njohjeje fajtor dhe dënimi, Irani mos ta pranojë vendimin./dritare.net

















