Na ndiqni edhe në

Arkiv

Çfarë kishe veshur? Hapet një galeri për viktimat e përdhunimit

Çfarë kishe veshur? Hapet një galeri për viktimat e

Një instalacion artistik për viktimat e përdhunimit, është hapur në katin e katërt në Universitetin e Kansas, pranë kampusit studentor një  është hapur. Aty janë ekspozuar rrobat që kanë pasur të veshur këto viktima. Qëllimi i instalacionit, është që të sfidojë mitin se dhuna seksuale shkaktohet nga veshja e personit.

"Ç’kishe veshur? ’’ është emri i instalacionit dhe ekspozon 18 veshje së bashku me 18 historitë personale të viktimave të përdhunimit. Këto veshje janë një imitim i veshjeve që kanë pasur të veshur viktimat kur janë përdhunuar, bazuar në përshkrimet e tyre.

"Ne dëshirojmë të shohim të reflektuar në këtë instalacion historitë njerëzore të viktimave të përdhunimit. Shpresojmë që kjo inciativë të ndërgjegjësojë njerëzit se dhuna seksuale dhe përdhunimi nuk ndikohen aspak nga mënyra, se si viktima është veshur,’’- shprehet Jen Brockman, kurator i instalacionit.

Historitë personale janë mbledhur nga studentët e Universitetit, nëpërmjet fushatave në rrjetet sociale dhe qendrave për viktimat e përdhunimit.

"Një fund të zi dhe bluze rozë,’’ shprehet njëra viktimë në përshkrimin e saj. "Ato ishin rrobat e shoqes sime me të cilën ndaja qiranë. Ajo m'i huazoi për takimin, që kisha me këtë djalin. Isha shumë entuziaste. Vërtet e pëlqeja. Por gjërat shkuan ndryshe.’’

Disa prej veshjeve në instalacion janë rroba për fëmijë. Kuratori shprehet se shumë prej viktimave të përdhunimit ndan historitë personale, që iu kanë ndodhur që në vegjëli.

"Ne kemi pasur vizita nga shumë viktima të tjera të përdhunimit dhe na kanë ndarë përshtypjet e tyre me ne. Ata shprehen se shumë persona i pyesin, se çfarë kishin veshur  ditën e ndodhisë ’’. /Chicago Tribune/Historia ime