Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Camilla nuk përmbahet, shpreh publikisht emocionet që ndjen, për foshnjën e Meghan dhe Harryt

Camilla nuk përmbahet, shpreh publikisht emocionet që ndjen, për
Nuk ka mbetur dhe shumë kohë, që Meghan Markle dhe princ Harry të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë. Një nga anëtarët e familjes mbretërore, që nuk mund ta fshehë emocionin, është dukesha e Cornawall, Camilla.

Camilla, gjatë shëtitjes së saj në qytetin e vjetër të Havanës, u pyet nga një turiste amerikane, nëse ishte e ngazëllyer për foshnjën mbretërore. Ajo, pa u menduar dy herë tha: “Po, më shumë sesa e ngazëllyer”.

Kjo është hera e parë që dukesha e Cornwall flet për lumturinë që ndjen që së shpejti do të bëhet gjyshe përsëri./E.B-dritare.net