Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cameron shijon kafen e parë me familjen i zhveshur nga detyra

Cameron shijon kafen e parë me familjen i zhveshur nga detyra
Deri një ditë më parë, ai ishte Kryeministër i Britanisë së Madhe, ndërsa sot ka nisur sërish jetën e tij të zakonshme.

Ish-­Kryeministri David Cameron dhe ndihmësi i tij, George Osborne janë fotografuar duke pirë kafe me dy familjet e tyre.

Këta dy njerëz dominuan Partinë Konservatore për më shumë se një dekadë dhe drejtuan vendin për gjashtë vite.

Fundin e karrierës së tyre politike ata e kanë mbyllur me një kafe afër Notting Hill.

Cameron dha dorëheqjen pas rezultatit të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Në vend të tij, si Kryeministre është zgjedhur Theresa May.

Pak orë pas marrjes së detyrës, May shkarkoi menjëherë nga detyra Osborne, i cili shpresonte që të emërohej ministër i Jashtëm.

364542F200000578-3690068-The_pair_who_dominated_the_Conservative_Party_for_more_than_a_de-a-64_1468496585719 364542EC00000578-3690068-Mr_Osborne_was_brutally_sacked_as_Chancellor_by_Theresa_May_afte-a-62_1468496585497 364542DC00000578-3690068-George_Osborne_and_David_Cameron_were_considering_their_next_mov-a-65_1468496585722