Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burri i mësueses te e “E diela Shqiptare”: Ja provat e mashtrimit! Përballet me reagimin e Eglës

Burri i mësueses te e “E diela Shqiptare”: Ja provat e
Ditën e djeshme u publikua intervista e Armando Kumarakut, burrit të mësuese Eglës, nga Kuçova. Historia e saj e dhimbshme dhe drama familjare që tregoi te “E diela shqiptare”, preku gjithë opinionin publik.

Por, ish bashkëshorti i saj, hodhi poshtë gjithë atë histori që u tregua në emission. Duke thënë që ishte I tronditur nga ato që kishte dëgjuar të thuhej për të e mamanë e tij. Ai shtoi edhe disa detaje të tjera nga historia, të cilat nuk ishin thënë nga mësuese Egla.

JOQ publikoi sot mesazhe, biseda dhe fotografi të bëra mes mësuese Eglës dhe Armando Kumarakut, i cili shprehet se kërkon të japë fakte për të treguar të vërtetën.

“Ajo mashtron kur thotë se unë nuk e lejoj ta takojë fëmijën. Rreth 1 muaj e 20 ditë më parë ajo ka qenë me mua dhe me fëmijën të tre bashkë. Nuk ka pse të mashtrojë. Tani do të shkoj të marr edhe faktet e prokurorisë  dhe gjykatës që tregojnë se ajo po mashtron. Bashkë me urdhrin e prokurorisë do jap edhe vlerësimin e psikologes që ia ndalon asaj kujdestarinë.”

JOQ kontaktoi edhe me mësuese Eglantinën, e cila u shpreh se nuk dëshiron që kjo gjë t’i bëhet fëmijës së saj, por meqë ish bashkëshorti i është futur “luftës”, ajo përmban video tronditëse, foto dhe biseda kërcënuese që i janë bërë nga Armando.

“Lexova intervistën e Mandit, unë çdo gjë ia kam lënë në dorë Apelit. Mund t’ju them se mua më është shkatërruar jeta nga ai dhe e ëma. Kam video të cilat, po t’i publikoj Armando dhe e ëma do të përfundojnë në burg për terrorin që po i ushtrojnë fëmijës tim."

E pyetur për bisedat që Armando Kumaraku ka dërguar, Egla ka thënë se ato janë të prera.

“Pse Armando nuk dërgon bisedat e plota, aty ku ai kërkon lekë për ilaçe, pse nuk dërgon bisedat ku më ka nisur video poshtëruese ndaj meje dhe përfshin fëmijën tim? Nëse ai thotë se ka fakte, ta dijë që unë kam video, inçizime dhe foto, por jam nënë(qan) nuk mund t’ia bëj këtë fëmijës tim. Di t'u them vetëm një rast, është e tmerrshme për një nënë të dëgjojë fëmijën e saj t’i thotë, “Ti je kur*ë, ti je shtrigë, se më ka thënë nënë Tasha(mamaja e Armandos)”.

Çifti janë ende në process gjyqësor dhe pritet që Gjykata e Apelit të marrë vendimin në lidhje me djalin./ dritare.net