Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BSH: Shqiptarët shpenzuan 1.2 miliardë euro për turizëm në 2019

BSH: Shqiptarët shpenzuan 1.2 miliardë euro për turizëm
Banka e Shqipërisë, ka bërë publike shifrat se sa para kanë shpenzuar shqiptarët gjatë 9 mujorit të parë të vitit 2019.

Sipas BSH, shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti.

Sipas saj, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë, në krahasim me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë./ I.M-Dritare.net