
Britania në kaos fluturimesh, falimenton kompania e njohur Thomas Cook
Dritare.net

Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar (CAA) tha që falimentimi i këtij operatori kishte dhënë efekt të menjëhershëm në të gjithë vendin, shkruan Dritare.net
Peter Fankhauser, shefi ekzekutiv i Thomas Cook, tha se falimenti i firmës ishte një keqardhjeje e thellë.
Duke komentuar, ndërsa kompania hyri në likuidim të detyrueshëm, Fankhauser gjithashtu kërkoi falje për "miliona klientë dhe mijëra punonjës" të firmës.
Falimentimi i operatorit turistik shkurton 22,000 vende pune në të gjithë botën, përfshirë 9,000 në Angli.
Fankhauser tha: "Megjithë përpjekjet e mëdha gjatë muajsh dhe negociatave të mëtejshme intensive në ditët e fundit, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë një marrëveshje për të shpëtuar biznesin tonë."./ I.M-Dritare.net

















