Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BREXIT/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që kanë pasaportë britanike

BREXIT/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që
Të gjithë personat që mbajnë një pasaportë britanike, duhet t’i rinovojnë sa më shpejtë të jetë e mundur pasaportat e tyre ose në të kundërt ata rrezikojnë të mos jenë në gjendje të udhëtojnë në Evropë, pas BREXIT, ka deklaruar sot qeveria britanike.

Nëse BE dhe Britania e Madhe, nuk do të arrijnë një marrëveshje, mijëra britanikë rrezikojnë të mbeten të izoluar, dhe pasaporta e tyre nuk do të jetë e vlefshme.

Çfarë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë britanike, dhe nëse BE dhe Anglia nuk arrijnë një marrëveshje?

Britanikët do të duhet të pajisen me një leje të re ndërkombëtare, e njohur nga Evropa.

Çdo qytetat duhet të aplikojë para fundit të 2019 për pasaportat e reja blu, që do të dalin në qarkullim pas Brexit.

Brenda vendeve të BE, çdo qytetar britanikë do të trajtohet njëlloj si qytetarët e shteteve jashtë BE, që do të thotë kufizime të mëdha.

Qytetarët britanikë, nuk do të mund të lëvizin jashtë zonës së Shengenit, vetëm në raste kur pasaporta e tyre ka një vizë.

Qeveria ka thënë: “ Nëse planifikoni të udhëtoni pas datës 29 mars 2019, ju rekomandojmë të rinovonit sa më shpejtë pasaportën tuaj”

Patentat e Britanisë së Madhe nuk do të jenë më të vlefshme brenda Evropës, kështu që britanikët do të kenë nevojë të blinin një leje për vozitje ndërkombëtare, të disponueshme në Zyrën Postare për £ 5.50./ I.M-Dritare.net