
Brexit/ Jep dorëheqje kreu i parlamentit në Britaninë e Madhe
E Hënë 9 Shtator 2019, 20:08
Dritare.net

Bercow ka thënë se do të japë dorëheqje nga posti në rast të zgjedhjeve të parakohshme ose më 31 tetor.
Ai ka thënë se në rast zgjedhjesh të parakohshme do të japë dorëheqje më herët, ndërsa me 31 tetor do të jetë dita e tij e fundit në krye të parlamentit.
Gjatë javëve të fundit ai është kritikuar nga përkrahësit e Brexit se po ua mundëson deputetëve që të kundërshtojnë largimin nga BE-ja pa marrëveshje./ I.M-Dritare.net

















