
Vdes në Tiranë mbreti polak i tregtisë së armëve dhe i respiratorëve së Covid-19!
Dritare.net
Mediat polake kanë kthyer sytë nga Shqipëria pasi një 71-vjeçar polak, i njohur se mbreti i armëve dhe furnizuesi kryesor i aspiratorëve gjatë pandemisë së Covid 18, është personi që ka humbur jetën në vendin tonë.
Andrzej Izdebski, mesditën e 20 qershorit 2022, u gjet i pajetë në apartamentin e tij tek pallatet Agimi si pasojë e një ataku kardiak. Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati.
Një burim i Policisë tha se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon. Andrzje Izdebski ishte një ish-pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.
Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër, pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.
Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski u largua në vitin 2021 për të jetuar i qetë në Shqipëri. Arsyeja pse zgjodhi Shqipërinë e thjeshtë. Kishte miq me të cilët kishte bërë tregti armësh përmes kompanisë të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë.
Mediat polake po përpiqen të zbulojnë ku kanë shkuar 26 milionë dollarët e pakthyera nga Izdebski./M.K/dritare.net

















