Na ndiqni edhe në

Bota

Tajlanda do të dhurojë një milion bimë kanabisi për familjet!

Tajlanda do të dhurojë një milion bimë kanabisi për

Qeveria tajlandeze do të shpërndajë një milion bimë kanabisi falas për familjet në të gjithë vendin në qershor për të vendosur kështu një rregull të ri që lejon njerëzit të kultivojnë kanabis në shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë Anutin Charnvirakul njoftoi masën në një postim në Facebook, ku ai shprehu synimin e tij që bimët e kanabisit të rriten si "kultura shtëpiake".

Rregulli i ri, i cili hyn në fuqi më 9 qershor, do t'i lejojë njerëzit të rritin bimë kanabisi në shtëpi pasi të njoftojnë qeverinë e tyre vendore, por bimët duhet të jenë të shkallës mjekësore dhe të përdoren ekskluzivisht për qëllime mjekësore. Për më tepër, kanabisi nuk mund të përdoret për qëllime tregtare.

Ky veprim është hapi i fundit në planin e Tajlandës për të promovuar kanabisin si një kulturë parash. Rreth një e treta e fuqisë punëtore të saj punon në bujqësi, sipas Bankës Botërore.

Në një rajon të njohur për dënime të ashpra ndaj drogave të paligjshme, Tajlanda u bë vendi i parë në Azinë Juglindore në 2018 që legalizoi kanabisin për kërkime dhe përdorim mjekësor./M.K/dritare.net