Na ndiqni edhe në

Bota

Rikthehet festivali i Kanës, pas më shumë se 1 viti në pandemi!

Rikthehet festivali i Kanës, pas më shumë se 1 viti në

Pas 1 viti e gjysmë në pandemi, Kana bën gati tapetin e kuq, për të pritur në gjithë shkëlqimin e saj, artistë, regjisorë e këngëtarë nga e gjithë bota. Kjo verë rikthehen në bregdetin francez, Festivalin e Filmit në Kanë, një nga eventet më të mëdha të kinematografisë botërore, që shoqërohet po ashtu me një boom për turizmin vendas.

Përgatitjet kanë nisur prej javësh. Edhe prenotimet në hotelet e famshme buzë detit po ashtu, për të parë më nga afër VIP-at e hollivudit, në garë për një “Palmë të Artë”.

Edicioni I 74-tërt i festivalit të filmit nis të martën e 6 korrikut për të kulmuar me mbrëmjen finale të 17 korrikut. Në situatë pandemie, edhe pse masa më të lehta anti-covid ende në fuqi, edhe yjet e showbizit sikurse publiku i thjeshtë, do të duhet të respektojnë rregullat, me ruajtjen e distancës fizike dhe kontroll të vazhdueshëm të temperaturës.

Shumë pranë teatrit ku do të mbahet festivali është ngritur një qendër vaksinimi dhe testimi. Edhe pse në Francë, maska në ambjente të jashtme nuk është e detyrueshme, për shkak të pjesëmarrjes së lartë, maskat do të mbahet edhe në ambjente të hapura, mes tyre edhe vetë VIP-at.

Vetëm në ditët e festivalit të filmit, pronarët e hoteleve shprehen të kënaqur me prenotimet, pasi janë rritur 100% në krahasim me një vit më parë dhe pjesa më e madhe e tyre janë turistë ndërkombëtarë./M.T/dritare.net