Rekord infektimesh në SHBA/Mbi 66 mijë të prekur në 24 orë!
E Diel 12 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, SHBA-ja, ka shënuar një rekord të ri të rasteve ditore me Covid-19. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 66.528 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3.242.073. Edhe numri i viktimave gjithashtu vijon të jetë i lartë. Orët e fundit u regjistruan 760 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në SHBA, në 134.729. Ekspertët kanë lajmëruar se numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë botën javët e fundit është dyfishuar./L.F-dritare.net