Na ndiqni edhe në

Bota

Pas 3 muajsh mbyllje, Italia hap kufijtë për qytetarët e BE

Pas 3 muajsh mbyllje, Italia hap kufijtë për qytetarët e BE

Pas tre muaj mbyllje për shkak të koronavirusit, Italia ka hapur kufijtë për njerëzit nga 26 vende të BE, si dhe për vende të tjera si Britania e Madhe, Norvegjia dhe Zvicra.

Karantina dy-javore tashmë nuk është e nevojshme dhe për më tepër, vetë iltalianët janë të lirë të udhëtojnë pa leje nga një rajon në tjetrin.

Ky lehtësim është pritur me padurim nga më shumë se 60 milionë qytetarë të Italisë, të cilët tani mund të vizitojnë njerëzit e tyre të afërt që jetojnë larg.

Sidoqoftë, disa politikanë dhe ekspertë janë shprehur se duhet treguar kujdes, pasi mund të ketë një valë të dytë infeksionesh, pas lehtësimit të masave.

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia, në Europë, ku deri më tani ka regjistruar 33.530 vdekje./E.B-dritare.net