Na ndiqni edhe në

Bota

Liderët globalë reagojnë për vdekjen e presidentit të Iranit!

Liderët globalë reagojnë për vdekjen e presidentit të

Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe 8 anëtarët e kabinetit të tij, të cilët ndërruan jetë si pasojë e një përplasje me helikopter. Ndër viktimat ishte edhe ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian.

Ja disa nga reagimet e liderëve:

Kryeministri i Indisë Narendra Modi shkroi në X: "I pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike e Seyed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit. Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Indi-Iran do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen e tij dhe popullin e Iranit, India qëndron krah tij në këtë kohë pikëllimi”.

Kryeministri i Irakut Mohammed Shia' Al Sudani shprehu ngushëllimet për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X.

"Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në Republika Islamike në këtë tragjedi të dhimbshme”.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se Pakistani do të mbajë një ditë zie dhe flamuri do të valëvitet në gjysmështizë si shenjë respekti për Presidentin Raisi në shenjë solidariti. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se është i tronditur nga lajmi i humbjes së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

"Nga tokat bolivariane, ne i shprehim ngushëllimet tona udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe dëshirojmë ngushëllim hyjnor për një humbje kaq të madhe".

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan po ashtu ka shprehur solidaritet me Iranin në këtë kohë të vështirë./M.K-dritare.net