
Italia kalon e gjitha në zonë të bardhë. Ekspertët e shëndetit dhe qeveria vendosën të zbusin masat tani që ka nisur dhe sezoni veror. Nga e hëna, Italia kthehet në zonë të bardhë që do të thotë se do të hapen disa aktivitete që kanë qenë mbyllur.
Italia do të hapë diskot, mund të futen vetëm ata që kanë një certifikatë të shërimit nga Covid-19, vaksinimit ose tampon negativ, i kryer 48 orët e fundit, kontaktet me klientët do të mbahen për 14 ditë, në mënyrë që të lejojnë gjurmimin në rast nevoje dhe hyrjet do të jenë të kufizuara.
Megjithatë maska është e detyrueshme në ambientet e brendshme.
Në 24 orët e fundit ishin vetëm 753 persona me virus në Itali, dje ishin 927. Ashtu si shumë vende të Evropës, edhe Italia po lehtëson masat me nisjen e sezonit të turizmit dhe përmirësimit të situatës me Covid-19./K.C./dritare.net

















