Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: Evropa mund t’ia dalë edhe pa SHBA-në
Dritare.net

Franca reagoi ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili argumentoi se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në Parlamentin Evropian, Rutte iu përgjigj një pyetjeje nga eurodeputeti francez Pierre-Romain Thionnet, duke theksuar se një ushtri evropiane e pavarur nuk mund të përballojë sfidat moderne pa aleatët amerikanë.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, iu kundërpërgjigj prerë: “Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s.”
Ish-ambasadorja franceze në NATO, Muriel Domenech, dhe ministrja e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, u shprehën se Evropa duhet të forcojë praninë e saj ushtarake brenda NATO-s dhe se iniciativa franceze për një shtyllë evropiane tashmë gjen mbështetje edhe te Gjermania dhe vende të tjera./K.C/dritare.net
