Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane: Shqipëria mbështeti hebrenjtë

Ambasada Amerikane: Shqipëria mbështeti hebrenjtë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thekson se SHBA-të mbeten të përkushtuara për të luftuar antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit.

Në këtë ditë përkujtimi, ambasada nderon gjashtë milionë viktimat hebreje dhe rithekson përgjegjësinë tonë të përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar për një të ardhme pa dhunë dhe urrejtje.

Në njoftim, Ambasada citon Sekretarin Rubio: “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe ritheksojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.
Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit.", shkruan ambasada./K.C/dritare.net