
Foto/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck si dy zogj të dashuruar teksa dalin shëtitje
E Diel 4 Korrik 2021, 09:09
Dritare.net
Ata kishin nevojë për pak hapësirë. Pas një dite jashtë me fëmijët e tyre në Universal Studios Hollywood, Bennifer u nisën drejt Hamptons për të shijuar pak kohë vetëm për vetëm.
Fotot e publikuara së fundmi tregojnë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duke u përqafuar ndërsa shëtisnin në Long Island. Ata shihen krah për krahu dhe në disa raste të përqafuar fort.
Affleck kishte veshur një triko të bardhë dhe pantallona kafe, ndërsa Lopez një kostum sportiv ngjyrë të bardhë.
Ecja në Nju-Jork vjen një ditë pasi zogjtë e dashuruar u panë në parkun e Kalifornisë me binjakët e Lopez, Max dhe Emme dhe djalin e Affleck, Samuel./K.C/dritare.net

















