Dr Fauci: Disa shtete u rihapën shumë shpejt dhe tani po vuajnë pasojat!
E Premte 10 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Eksperti dhe këshilltari qeveritar i SHBA për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, ka thënë që disa shtete u rihapen shumë shpejt dhe tani po vuajnë pasojat me një rritje të infeksioneve.
"Ka shumë raste, ku përkundër udhëzimeve që të hapen me maturi, u nxituan dhe u hapën shumë shpejt. Një prej tyre është Florida. Mendoj që u hap shpejt dhe tani po vuajnë pasojat", tha ai.
Rastet e konfirmuara në Florida kanë shkuar në më shumë se 9.000 në ditë, ndërsa e gjithë Amerika më shumë se 60,000 raste në 24 orë./E.B-dritare.net