Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alfred Muharremi krahason protestën sot me vitin 1998: I njëjti arkivol


Këshilltari socialist Alfred Muharemi ka reaguar pas protestës së opozitës, duke publikuar një montazh fotografik që krahason protestën e vitit 1998 me atë të zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Muharemi e cilëson protestën një “mundësi të humbur” për qytetarinë dhe e krahason përdori

"Ky është arkivoli i një proteste që mund të kishte hyrë në histori si shembulli i qytetarisë, por që sot u fut në arkivolin e mundësive të humbura.

Kjo protestë do të kujtohet për fillimin e saj dinjitoz, jo për fundin e saj kaq të dhunshëm, kaq qesharak që nuk ndodhte nga viti 1998 kur Sali Berisha mësynte drejt Kryeministrisë me arkivolin e Azemit.

Pardesybardhët atë ditë u bënë pardesyzinj, dhe sot janë po pardesyzinjtë që nuk heqin dorë nga pengmarrja.

Pra fytyrat e reja me shembullin e të së vjetrës, kanë nevojën përherë për 1 kufomë proteste, madje edhe kur nuk është ose e shpikin ose e vrasin, sot e shpikën!" shkruan Muharremi./K.C/dritare.net