Na ndiqni edhe në

Bota

BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

BBC

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën konsensus për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi mbështetjen si një hap që “forcon realisht qëndrueshmërinë e vendit”, duke theksuar se asetet ruse duhet të mbeten të “bllokuara”. Ai kishte kërkuar që rreth 200 miliardë euro nga asetet ruse të ngrira të përdoren drejtpërdrejt për Ukrainën.

Megjithatë, Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë ligjore, kërkesë që nuk u pranua nga vendet e tjera anëtare.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit të BE-së në Bruksel. Liderët thanë se fondet do të mbulojnë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.

Sipas vlerësimeve të BE-së, Ukraina ka nevojë për rreth 135 miliardë euro shtesë për të mbajtur funksionimin e shtetit gjatë dy viteve të ardhshm.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë dhe rusë pritet të takohen këtë fundjavë në Miami për bisedime të mëtejshme mbi një plan paqeje. Delegacione nga Ukraina dhe SHBA gjithashtu pritet të zhvillojnë takime të ndara./L.F-dritare.net