Na ndiqni edhe në

Bota

Anglia sërish në izolim të plotë, deri në mes të shkurtit!

Anglia sërish në izolim të plotë, deri në mes të

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar rikthimin e bllokimit të plotë në të gjithë Anglinë ndërsa vendi po përballet me rritjen e numrit të infektimeve me variantin e ri të COVID-19, i vlerësuar nga ekspertët si më ngjitës.

“Ky izolim i ri, po aq i rreptë, sa ai i vendosur në pranverë, parashikon mbylljen e shkollave dhe duhet të zgjasë, nëse e lejojnë kushtet, deri në mes të shkurtit”, ka thënë ai në një deklaratë për shtyp.

“Bllokimi i ri do të bëhet ligj që në orët e para të së mërkurës, por banorët duhet t’i ndjekin rregullat e reja nga tani”, ka shtuar kryeministri britanik.

Banorët tani lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme, për stërvitje fizike, arsye mjekësore dhe nëse nuk kanë mundësi të punojnë nga shtëpia./M.M-dritare.net