Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Shukriu lule krahasuar me ministrin...

Berisha: Shukriu lule krahasuar me ministrin...
Ish­ kryeministri Berisha ka filluar të godasë Rilindjen me anë të karikaturave. Ai ka postuar një të tillë në profilin e tij në “Facebook”, ku ironizon mënyrën e punësimeve në administratë. Karikatura portretizon ish ­kryebashkiakun Shukri Xhelili, që pret vajza për punësim dhe në vend të tavolinës së punës ka një shtrat.

Ish kryeministri, i është përgjigjur një komentueseje, duke thënë se Shukri Xhelili është “lule në krahasim me disa ministra të qeverisë, sa i përket punësimeve”, duke akuzuar ata për afera korruptive e seksuale.

“Mirmëngjes Klodiana, tablloja është më shume logo e punësimit të partisë siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu që në atë karrike mund të vendosesh fare lehtë disa ministra të aleancës së qelbësirave, zyrtar të tjerë të lartë të saja. Unë në parlament i thashë deputetit siçilist të Dibrës se Shukriu është lule krahasuar me këta që janë të ulur pas meje fjala ishte për disa ministra që shkelin çdo kod etik moral në punësime, me respekt”, shkruan Berisha.

Sali-Berisha-Shukri