Bëjnë seks përpara TV-së, përfundojnë në një sajt porno
Dritare.net
Kjo mund të ndodhë, sepse disa modele televizorësh, nuk kanë të instaluar një sistem sigurie inovativ dhe hakerët mund të hyjnë lehtësisht në ueb-kamerat e përshtatura për përdorimin e Skype-it.
Laura Higgins e “Revenge Porn Helpline”, organizata e parë angleze që ndihmon viktimat e hakmarrjeve me sfond seksual, në një intervistë për “Daily Mail”, ka shpjeguar: “E kemi zbuluar gjithçka nga ueb-i, duke parë një video të dy personave që dukej se po filmoheshin nga televizori. Disa miq të atij çifti, i sinjalizuan, por këta të fundit nuk dinin asgjë: nuk ishin filmuar. Prandaj menduam se bëhej fjalë për çështje hakerësh, edhe pse të dy nuk kishin marrë asnjë kërcënim apo shantazh për zhvatje. Prandaj mendojmë se ka qenë një sulm teknologjik deri në fund”.