Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh, ja çfarë tha për aeroportin e Vlorës
Monday 26 October 2026, 17:05
Dritare.net

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka përfunduar qëndrimin prej rreth shtatë orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ishte thirrur në lidhje me çështjen e Aeroportit të Vlorës. Pas daljes, Pacolli u shpreh se kishte bërë një kallëzim penal për atë që i cilësoi si padrejtësi lidhur me projektin e aeroportit.
“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, deklaroi ai për gazetarët.
I pyetur nëse gjatë qëndrimit në SPAK ishte marrë në pyetje edhe për ndonjë interes të mundshëm që lidhet me Belinda Ballukun, biznesmeni u përgjigj shkurt: “Pyesni avokatin”.
Deri më tani, nuk ka detaje të tjera publike mbi përmbajtjen e qëndrimit të tij në SPAK./K.C/dritare.net