Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mundën Vuçiçin/ Kush janë personat e Listës Studentore që nuk janë studentë!

Mundën Vuçiçin/ Kush janë personat e Listës

Në krye të listës që mundi Aleksandër Vuçiçin është Ilija Srdanoviç, profesor i kardiologjisë në Novi Sad. Mes kandidatëve është edhe Dejan Bodiroga, ish-basketbollist i njohur, aktori Tihomir Staniç dhe Dejan Shoshkiç, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë.

Por si arritën këta njerëz të bëheshin kundërshtarët kryesorë të Vuçiçit, i cili ka qenë kryeministër ose president i Serbisë që prej vitit 2014?

Gjithçka nisi më 1 nëntor 2024. Shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad vrau 16 persona. Studentët kërkuan përgjegjësi për tragjedinë, të cilën kritikët e lidhën me korrupsionin dhe problemet në punimet e rindërtimit të stacionit.

Protestat nisën në universitete, por shpejt dolën përtej tyre. Në rrugë iu bashkuan fermerë, aktorë, gjyqtarë dhe qytetarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë. Në mars 2025, Beogradi u bë skena e një prej protestave më të mëdha të zhvilluara në qytet.




Lëvizja nuk zgjodhi një kryetar. Studentët organizoheshin përmes asambleve, ku merrnin vendime së bashku. Kur erdhi momenti për zgjedhje, ata nuk kandiduan vetë, por përzgjodhën njerëz nga profesione të ndryshme

Edhe programi i tyre është i përqendruar te çështjet që i nxorën fillimisht në rrugë. Në 11 pika kërkojnë luftë kundër korrupsionit, krijimin e një njësie policore për arrestimin e personave përgjegjës, largimin e zyrtarëve të përfshirë në shkelje gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve dhe ndryshime në drejtimin e mediave publike e ndërmarrjeve shtetërore.

Një ndryshim tjetër nga zgjedhjet e vitit 2023 është se studentët nuk u bashkuan me partitë tradicionale opozitare. Përkundrazi, disa prej këtyre partive u tërhoqën nga gara për t'i mbështetur.

Dy vjet pas nisjes së protestave, Lista Studentore ka marrë 51.47% të votave, sipas CRTA-s, ndërsa lista e Vuçiçit 40.42%. Vetë Vuçiç e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se studentët pritet të sigurojnë nga 135 deri në 140 vende në Parlamentin me 250 deputetë.

Rezultatet përfundimtare zyrtare ende nuk janë shpallur.