
Bashkim Fino i shtruar në spital në Itali, Veliaj i shkon për vizitë
E Mërkurë 18 Janar 2017, 15:03
Dritare.net

PD akuzoi kryebashkiakun Erion Veliajn se kishte udhëtuar drejt Parisit me çarter 70 mijë euro, që ia kishte paguar një biznesmen. Veliaj e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se nuk shkoi në Paris por në Itali për të vizituar Bashkim Finon.
Deputeti socialist dhe ish-kryeministri, Bashkim Fino ndodhet i shtruar në një prej spitaleve të Italisë, ku po kurohet pasi vuan nga një sëmundje. Prej pak kohësh Bashkim Fino nuk është më pjesë e politikës aktive, duke munguar në seancat plenare apo punën e komisioneve në Kuvend.

















