Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha u drejtohet demokratëve dhe socialistëve: Nuk po luftojmë për karrige!

Basha u drejtohet demokratëve dhe socialistëve: Nuk po luftojmë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan ë një dalje publike nga selia e partisë, ka folur për marrëveshjen me PS në lidhje me reformën zgjedhore, të një ditë më parë.

Basha ka garantuar, se gjithçka ka të bëjë me ndalimin e trafikimit të votës.

“Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar të atij që për 4 muaj anashkaloi kushtet e Bunestagut, Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseduopozita e blerë më paratë e krimit dhe oligarkisë”-tha Basha.

“Falenderim të thellë për Bundestagun gjerman, SHBA dhe BE, në veçanti për ambasadorin britanik mes të cilit u vu në lëvizje mekanizmi që coi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës. Jam këtu për të garantuar shqiptarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës të kthejë mundësinë që cdo shqiptar të vendosë qeverinë që do, kryebashkiakët që do, parlamentin që do e t’i shkarkojë ata me votë të lirë si në cdo vend evropian. Nuk bëhet beteja as për karriget tona, as për fatet tona politike, i dogjëm mandatet për të treguar se demokracia ishte në grahmat e fundit, sakrifica e mandateve të djegura solli atë që çdokush e konsideronte të pamundur, vetëdijësimin e perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë”-shtoi Basha./ I.M-Dritare.net